Gjuha:
Kėrko: 
 KOMPANIA JONĖ
 EKSPERIENCA JONĖ
 MAKINERI & IMPJANTE
 GALERI
 TĖ REJAT
 KONTAKTO
 STATISTIKA
KOMPANIA JONĖ Fq.2

Sot, Alb Building Sh.p.k., Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, ka arritur objektivat e para të realizimit të projekteve të suksesshme të rëndësishme në fushat kryesore të synuara. Xhiroja vjetore e Kompanisë për 5 vitet e fundit ka arritur 500% me një total prej 8 milionë Euro në vitin 2006 dhe me një plan  për të arritur nje xhiro vjetore prej 25-30 milionë Euro në vitin 2010.

Kompania jonë i riinveston fitimet vjetore të saj në zgjerimin e numrit e të madhësisë së impianteve dhe makinerive për të arritur realizimin e kërkesave dhe projekteve të klientëve. 

Alb Building Sh.p.k. ka në pronësi  një nga të paktët impiante Asfalto-Betoni në Shqipëri dhe zotëron një kantier gjithëpërfshirës makinerish dhe aksesorësh.

Alb Building është krenare për marrëdhëniet ndërpersonale që mban me ndërtues kombëtar dhe ndërkombëtar që operojnë në Shqipëri dhe udhëhiqet nga filozofia për të punuar si nënkontraktor kryesor me kompani të huaja me eksperiencë.

Për të demonstruar angazhimin  për të qenë një Kompani Ndërtimi e një niveli të lartë,  Alb Building ka arritur Certifikimin ISO 9001:2000 në Korrik 2007.

Kompania ka ndërtuar dhe mban marrëdhënie të ngushta me Qeverinë Shqiptare dhe me të gjitha  Ministritë që kanë impakt mbi infrastrukturën dhe zhvillimin e ndërtimeve në Shqipëri.

Së fundmi, Alb Building ka demonstruar praktikat përgjegjëse të biznesit; marrëdhëniet bankare brenda dhe jashtë vendit, kompanitë e sigurimit dhe zhvillimin e investimeve të huaja duke pasur një linjë krediti me bankat lokale një total prej rreth 5 milionë Euro.

Kompania Alb Building është e përkushtuar ndaj cilësisë duke përmbushur pritshmëritë e klientëve dhe duke respektuar ligjet e aplikueshme në sektorin ku ushtron aktivitetin.

Kriteri kryesor i cilësisë në punën tonë është të implementojmë aktivitete dhe proçedura nëpërmjet studimit dhe zhvillimit, përmirësimit të metodave të punës në çdo aspekt të punës sonë të përditshme

Për më tepër, ne na duhet të punojmë cdo ditë për të mësuar më shumë rreth biznesit tonë, proçeseve të tij thelbësore dhe të kërkojmë për mundësi përmirësimi në çdo pjesë të veprimeve tona.

Ne përdorim të dhënat e mbledhura dhe analizat për të gjetur dhe zbatuar mundësi reale përmirësimi.