Gjuha:
Kėrko: 
 KOMPANIA JONĖ
RRETH NESH
PAMJE E PĖRGJITHSHME
POLITIKA E CILĖSISĖ
OBJEKTIVA
SKEMA ORGANIZATIVE
KONTAKTE
 EKSPERIENCA JONĖ
 MAKINERI & IMPJANTE
 GALERI
 TĖ REJAT
 KONTAKTO
 STATISTIKA
KOMPANIA JONĖ - RRETH NESH

ALB BUILDING sh.p.k.


Statusi Ligjor:        Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Kapitali:                   286,500,000 .00 Lekë
Nr. Regjistrimi:       Vendimi i Gjykatës së Tiranës Nr. 6415, Datë. 22.09.1994

ALB-BUILDING sh.p.k. është një kompani private e specializuar në sektorë të ndryshëm të industrisë së ndërtimit, ku përfshihen ndërtime Rrugësh, Ura, Ndërtesa Banimi, Qendra Shëndetësore si dhe rikonstruksione të ndryshme.

Gjatë 16 viteve eksperiencë në këtë sektor, kompania ALB-BUILDING sh.p.k. ka treguar korrektësinë e saj maksimale në permbushjen e afateve dhe kërkesave të kontratave të ndërmarra për objekte të ndryshme ndërtimi.

Kompania është krijuar nga dy bashkëpronarë (z. Odhise Bresha dhe z. Pëllumb Beta) me 50% të aksioneve secili.

Administratori i shoqërisë është z. Odhise Bresho.

Kompania vazhdon të rrisë sasinë e cilesinë e impianteve, pajisjeve, makinerive, personelit të kualifikuar në mënyrë që të përmbushë ambicjen e saj për të qenë një nga kompanitë lider në këtë sektor. Për këtë kompania ka ngritur një ekip të mirëorganizuar specialistesh dhe inxhinierësh të të gjitha aspekteve të ndërtimit dhe ndihet e gatshme të rrise burimet e saj sa herë qe i nevojitet për projektet e ndërtimit që ajo merr përsipër të realizojë.

Eksperienca, pajisjet, burimet njerëzore dhe informacioni në dispozicion të kompanisë, e kanë lejuar atë të ketë një pozicion plot avantazhe dhe e kanë bërë atë një bashkëpunëtore të vlefshme për çdo kompani të huaj që planifikon të ekzekutojë kontrata ndërtimi në tregun Shqiptar, si partner apo kompani e përbashkët (J/V).